Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mëngjesin e të mërkurës në aksin rrugor Vorë-Tiranë.
Një 25-vjeçar gjeti vdekjen pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë të bizneseve private. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri me dije se 24-vjecari Indrit Sulo drejtonte mjetin tip Fiat Uno ndërsa përplasja rezultoi fatale për të. I riu humbi jetën në vendngjarje ndërsa për nxjerrjen e viktimës u desh dhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
Për aksidentin e rëndë policia nisi hetimet dhe paraprakisht dyshohet se shkak i daljes së automjetit nga rruga të jetë bërë lëvizja tej normave të shpejtësisë.

Ngushellime familjes per kete ngjarje tragjike.