Makina del nga rruga, përplaset me shtyllën e ndriçimit

DITA Online

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të rrugës “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, në krah të një dyqani të njohur optike.

Deri më tani nuk raportohen për persona të lënduar në këtë ngjarje, ndërsa makina që duket e një marke luksoze, ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Nga dinamika e aksidentit, duket se makina ka dalë në korsinë e kundërt të lëvizjes.

v.l/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *