Makina del nga rruga, vdes pasagjeri

Elton Tafaruci

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Lushnje dhe Fier.

Aksidenti i parë u regjistrua rreth orës 22:00 në fshatin Kamçisht të Lushnjes, ku një automjet përplasi dy këmbësorë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranës.

Në mesnatë, rreth orës 00:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”, mjeti tip Benz me targa Gj 1953 B, i cili drejtohej nga shtetasi G.M, 25 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi me iniciale G.M, 23 vjeç, banues në Cakran të  Fierit si edhe janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, shtetasit G.M, 25 vjeç, banues në Mallakastër dhe O.B, 20 vjeç, banues në Mallakastër të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *