Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA! Çuditë në këtë vend nuk kanë të sosur. Testi i drogës për drejtuesit e makinave është një nga shpikjet e kësaj qeverie. Po mirë more zotërinj, po ju përse nuk pranuat që në ligjin e dekriminalizimit të përfshihej testi i drogës? Apo, është më e vështirë dhe më e rëndësishme të drejtosh një mjet sesa një shtet?! Ndofta keni të drejtë pasi për ju të jesh drejtues mjafton të dish të vjedhësh, mashtrues dhe servil, ndërsa makina kërkon cilësi të spikatura intelektuale nga drejtuesi. Shikoni, unë jam nga ata që mendojne se Saliu është e keqja më e madhe që i mbiu në derë këtij populli dhe një mallkim kombëtar, por të thotë ai se ju jeni të droguar dhe ju refuzoni të testoheni, kjo është mos o zot. E pas këtij refuzimi që gjoja ju poshtëron hidheni të na testoni në pa patur merak se kemi edhe në dinjitet. Por çfarë rëndësie ka kjo, mjaft që nuri juaj të mos preket. Hoxha s’bën ato që thotë!
