Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës në Korçë dhe për pasojë është djegur plotësisht. Dyshohet se shkak për ngjarjen ka qene një defekt teknik.
Kanë qenë qytetarët të cilët kanë raportuar ngjarjen, ndërsa shprehen se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë në vendin e incidentit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por mjeti është djegur plotësisht.
b.b/dita
