Një makinë e ambasadës ruse ka aksidentuar mëngjesin e sotëm një këmbësore. Aksidenti ndodhi në rrugën “Paso Vasha” në zonën e ish bllokut kur makina me targa CD 2103 A aksidentoi 40 vjeçaren. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia e cila ndaloi drejtuesin e makinës. Ndërsa e dëmtuara është dërguar në Sspitalin e Traumës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve e dëmtuara ka pësuar shembje në disa pjesë të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
