Një automjeti i blinduar i policisë private që transportonte para ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”.
Policia bën me dije se rreth orës 09:00, është njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” Sarandë, ka dalë nga rruga automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë.
Si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
