Makina e policisë del nga rruga, dëmtohen lehtë dy efektivë

redaktor

Mjeti del nga rruga dëmtohen lehtë dy efektivë policie. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:45, në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, pranë fshatit të quajtur Vrion. Burimet bëjnë me dije se  automjeti tip “Nisan” me targë AA383EC, ka dalë nga rruga.

Dy persona kanë marrë disa gërvishtje të lehta në trup, ndërkohë që në automjet ndodheshin 4 efe3ktivë. Efektivët me inicialet  A.N., drejtues mjeti, Y.B., F.N., dhe L.M., ishin nisur për të marrë shërbimin në Pikën Kufitare “Qafë Bot” Sarandë.

Në vend shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca. Nga ana tjetër grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *