Makina e policisë i pret rrugën motorit, plagoset rëndë motoçiklisti

Leda Hysa

Në makinë policie është përplasur me një motor në Elbasan, në unazën jugore të qytetit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se makina e policisë i ka prerë rrugën motorit, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.

Pavarësisht tentativës për të manovruar, drejtuesi i motorit ka përfunduar në asfalt.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Elbasanit, si pasojë e plagëve të marra.

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *