Makina e policisë përplaset me furgonin, plagoset policja

anazapta

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “21 dhjetorit”, në Tiranë.

Mësohet se një makinë e policisë është përplasur me një furgon mallrash. Informacionet e para flasin për plagosjen lehtë të një efektiveje të policisë dhe dëmtim të konsiderueshëm të mjetit.

Mësohet se mjetet e përfshira në aksident janë një makinë e policisë tip Chevrolet me targë 2200, me një furgon me targa KO2336 B. Ekspertët po punojnë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *