Makina godet biçikletën, vdes 70 vjeçari në Tiranë

Leda Hysa

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku një 70 vjeçar  është përplasur nga një makinë duke u lënë i gjakosur përtokë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se i moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është goditur nga një makinë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Share This Article
1 Comment
  • “një 70 vjeçar është përplasur nga një makinë duke u lënë i gjakosur përtokë.”
    “olicia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.”
    duke lënë mënjanë titullin idiot,shkrim prej të metësh mendorë!!
    medje e pjerdhur pa asnjë lloj llogjike!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *