Makina humb kontrollin dhe përplaset me pemën, në gjendje të rëndë 27-vjeçari

Gazeta Dita

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme, rreth ores 16:35 në aksin rrugor Fier-Berat, në vendin e quajtur “Strum”.

Sipas policisë, i plagosuri G.Z, 27 vjeç banues në fshatin Kuman, Roskovec duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 370 NI, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge duke goditur një plep.

G.Z ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *