Makina me kutitë e harron, polici vrapon: Ku po shkon pa mua ti?

Gazeta Dita

Nxitimi për të dërguar materialet e votimit në KZAZ ka bërë që komisionerët e një qendre votimi te “11 Janari” të harrojnë efektivin e policisë, që duhet ti shoqërojë në çdo moment të lëvizjes, sipas ligjit.

Pas largimit të makinës së parë me materialet e votimit të 18/20 që shoqëroheshin nga polici është nisur edhe e dyta, por pa efektivin.

Report Tv ka siguruar pamjet teksa efektivi i policisë vrapon drejt makinës që largohet ­ndërsa i drejtohet me fjalët: Ku po shkon pa mua ti? Makina është kthyer për të marrë edhe një kuti votimi dhe efektivin më pas për të dërguar materialet e 18/19 te KZAZ 35 në “Vasil Shanto”.

Share This Article
1 Comment
  • Hajduteve profesioniste do t’i mjaftonte nje minute e vetme mjafton per t’ja bere 9-çin kutive. Ishalla ka arritur gjalle te pakten “vota ime”.

    Pakujdesi i policit apo bashkeautoresi ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *