Makina merr flakë në ecje në Fier, dyshimet e para

time

Pasditen e sotme, rreth orës 15:30, një makinë ka marrë flakë në ecje në lagjen “1 Maji” në Fier. Sipas policisë zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një defekti në motor.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Honday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *