Këtë mbrëmje, policia informon se një ngjarje ka ndodhur në zonën e Brryliti në Tiranë. Sot, rreth orës 19:00 dyshohet se si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.
Policia informon se nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit dhe se vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2020, rreth orës 19:00, tek Brryli, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
h.b/dita
