Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Elbasan.
Sipas raportimeve të para, automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Metalurgji dhe është përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.
Automjeti ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit Klodian Korançe, 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
s.a/dita
