Makina përfundon në kanal, dy të plagosur

Elton Tafaruci

Dy persona janë plagosur, në një aksidenti rrugor, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Shkodër-Dajç.

Një automjet tip “Ford” me drejtues Kolec Ejllin, emigrant në Itali, ka tentuar të manovrojë për të mos u përplasur me një motoçikletë dhe ka përfunduar në kanal.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit dhe ai i motoçikletës, Vasel Gjeka. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës pasi kanë marrë dëmtime serioze. /tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *