Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Fier-Patos.
Mësohet se nga aksidenti janë plagosur dy gra të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar.
Makina ku udhëtonin dy gratë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
l.h/ dita
