Makina përplas fëmijën dhe largohet nga vendngjarja

redaktor

Një fëmijë 8-vjeçar është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

I mituri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ndodhi në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti.

Policia thotë se ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *