Një makinë ka përplasur një grua, e cila po kalonte në anën tjetër të rrugës. Përplasja ka ndodhur tek Rruga ‘Ferit Xhajko’, ndërsa burimet nga vendngjarja tregojnë për Jetaoshqef.al se, tregojnë se gruaja ka mbetur në rrugë pa ndjenja.
Nga informacionet e para bëhet me dije se e plagosura është një grua, e cila është dërguar në spital nga drejtuesi i mjetit “Ford” që shkaktoi edhe aksidentin.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
https://youtu.be/TcizYWR3tgg

kafshe mesoni te kaloni tek vijat e bardha e jo kuturu