Makina përplas kalimtaren në Milot

Bora Basholli

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç, në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”.

Policia njofton se një kalimtare ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë.

“ Shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij  ka aksidentuar shtetasen këmbësore  Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç,  e cila për pasojë ka ndërruar jetë”,- informon policia.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *