Makina përplas kalimtarin, humb jetën 65-vjeçari

Elton Tafaruci

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në orën 07:25 në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Transport”.

Policia bën me dije se shtetasi Kristaq Skopi 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa greke YMZ 4343 ka goditur këmbesorin, shtetasin me iniciale R.Gj 65 vjeç, banues në Fier.

65-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Policia ka shoëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Fier drejtuesin e mjetit.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *