Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një makinë ka përplasur këmbësorin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ku mjeti tip “Benz A Class” ka përplasur një burrë.
Në foton e siguruar nga BW, duket personi në fjalë i shtrirë buzë rrugës dhe i gjakosur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai është në gjendje të rëndë.
Një grup njerëzish janë mbledhur për t’i ofruar ndihmë ndërkohë që pritet të vijë dhe ambulanca për t’i dhënë mjekimin e nevojshëm.
