Makina përplas këmbësorin te Gjiri i Lalzit

Bora Basholli

Një 23-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në vendin e quajtur “Akullorja”, ku shtetasi me iniciale A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin  M.Ll, 23 vjeç.

Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *