Makina përplas motoçikletën, një i vdekur në Elbasan

Leda Hysa

Në aksin rrugor Elbasan–Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *