Makina përplas motorin, burrë e grua në gjendje të rëndë

Elton Tafaruci

Burrë e grua ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas në rrugën Lezhe- Shkodër.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit. Çifti po tentonte të futej në një rruge dytësore, kur u mor para nga një makinë tip “Benz”.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet e plota hetimore lidhur me aksidentin. Drejtuesi i mjetit që përplasi motorin u shoqërua në polici.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *