Makina përplas motorin në Tiranë, rëndë drejtuesi

DITA Online

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një automjet është përplasur me një motor në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe  kapjen e autorit të aksidentit.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *