Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në superstradën Elbasan?Metalurgji. Një mjet tip Opel me targë EL 1974 C me drejtues, Ilirjan Barja është përplasur me motorin tip Honda me targë EL 547 A. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve, favorizuar kjo edhe nga shpejtësia me të cilën udhëtonte, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip motor Honda, që sipas policise është identifikuar në morg me emrin, Gjergji Kristo, 45 vjeç, banor në qytetin e Elbasanit.
Ky i fundit është dërguar në morgun e spitalit, ku fillimisht nuk dihej identiteti i tij, pasi nuk mbante me vete asnjë dokument identiteti apo motori. Ndërkaq policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, deri në zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen. Mësohet se viktima është i moshës 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit, përreth 30 minuta në superstradën e qytetit qarkullimi është kryer vetëm me një kah, ndërsa Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes deri në përfundimin e hetimeve të ekspertëve.