Gjashtë ushtarë francezë janë plagosur, pasi një makinë i ka marrë para mëngjesin e sotëm në komunën Levallois-Perret në zonën veriperëndimore të Parisit, rreth 6 km larg kryeqytetit.
Një zyrtar i policisë thotë se dy prej ushtarëve janë rëndë.
Autoritetet konfirmojnë se operacioni i policisë vijon, ndërsa makina e cila kreu sulmin është larguar dhe policia është vënë në ndjekje të saj.
Policia thotë se në makinë ishte vetëm shoferi.
