Një i ri gjeti vdekjen të shtunën në Elbasan, pasi u përplas nga një makinë.
Ai është Saimir Lleshanaku, 25 vjeç.
I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Bradashesh.
Policia shoqëroi drejtuesin e makinës, një 23-vjeçar me iniciale G.H, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
a.s/dita
