Makina përplas për vdekje këmbësorin

Dita

Një person ka gjetur vdekjen pasi është përplasur me një automjet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18-shtatori “, në Gjirokastër. Polica ka vënë në pranga Gëzim Kasin, 63 vjeç pasi teksa drejtonte mjetin tip “Benz” me targa GJ 8571 A , ka aksidentuar  75-vjeçarin me iniciale L.J.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore, por vetëm pas disa orësh ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *