Makina përplas për vdekje një 4-vjeçar

anazapta

Një 4-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin Shupenzë-Peshkopi.  Vogëlushi me iniciale I.H. ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me dy fëmijë të tjerë, kur është përplasur nga një automjet.

Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Maqellarës, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.  Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *