Mbrëmjen e djeshme, një person rreth 50 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme, nga një aksident rrugor që ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, në afërsi të Laprakës. Viktima është goditur nga një makinë “Smart” me ngjyrë të verdhë me targa AA 868 JF ndërkohë që po kalonte në korsinë e shpejtësisë. Në vendngjarje shkoi fillimisht një ambulancë, për të dhënë ndihmën e shpejtë, por kalimtari kishte ndërruar jetë.
