Makina përplas rëndë drejtuesin e biçikletës në rrugën e ‘Durrësit’

Ornela

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e ‘Durrësit’ në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidh rrugën e ‘Durrësit’ me rrugën ‘Fortuzi’, ku nga përplasja biçikleta ka fluturuar disa metra më larg.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i biçikletës.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po biçikleta eshte demtuar nuk na e thote gazetaruci !!!Pasi na tregon se biçikleta ka qene viktima qe ka fluturuar disa metra larg,ndersa e mbyll me “drejtuesi i biçikletes eshte plagosur”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *