Makina përplaset me kamionin në Bulqizë, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Ornela

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm në Qafë Buall.

Dy nga katër të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut.

Katër personat që u plagosën, shoferi dhe tre pasagjerët po udhëtonin me një fuoristradë, por në momentin që tentuan të parakalonin një kamion, makina doli nga rruga.

Si pasojë e amortizimit dhe mungesës së mbrojtëseve makina ka përfunduar jashtë rrugës disa metra duke u përmbysur.

Nga të dhënat e para raportohet se personat që u plagosën janë punonjës të minierave.

o.j/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *