Makina përplaset me një kamion, plagoset 57-vjeçarja

Dita

Dy makina janë përplasur mes tyre, duke bërë që një person të plagoset. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Bradashesh-Papërr, në afërsi të fshatit Vidhas në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti tip “Audi” me targa AA699 GP është përplasur me mjetin tip “Benz Kaminon”, me targa AA 462 AT i cili drejtohej nga 60-vjeçari H.G., banues në Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e dëmtuar 57-vjeçarja, E.G., banuese në Elbasan, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tip “Audi”.

Menjëherë e plagosura është dërguar drejt spitalit Kirurgjik të Elbasanit ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bluzat e bardha raportojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet e plota të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *