Makina përplaset me pemën, vdesin dy të rinj, plagoset shoku i tyre

anazapta

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dy të rinj kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e përplasjes me një pemë të automjetit me të cilin udhëtonin. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Republika”, në vendin e njohur si “Lëndina e lotëve”, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo, 21 vjeç, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur Aldo Naumi, i cili ishte ulur në sediljen e pasme në momentin e aksidentit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por fatkeqëisht për dy të rinjtë që humbën jetën, nuk mund të bëhej asgjë. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar menjëherë në spital. Sipas verifikimeve të para, të rinjtë po ktheheshin nga një lokal në Korçë, ku kishin konsumuar alkool.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *