Makina përplaset me trafikndarësen, një i vdekur e tre të plagosur

Saimir Lleshi

Një shtetas gjeti vdekjen, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi në Durrës.

Një mjet tip Nisan në përpjekje për të shmangur një automjet tjetër, ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një trafikndarëse. Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi Eduart Karamuçaj, drejtues i mjetit. Tre pasagjerët janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e ish-Kënetës, një zonë problematike kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *