Makina shkrumbohet nga zjarri, hetohet si ngjarje kriminale

redaktor

Elbasan- Një makinë tip “Ford Fiesta” u dogj në orët e vona të mbrëmjes së diel në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Vullnetari” të këtij qyteti.

Sipas burimeve të policisë, makina ishte në pronësi të shtetasit L.Zeneli dhe e parkuar afër banesës. Nuk dihen rrethanat dhe autorët që i vunë zjarr makinës, apo nëse ka qenë një zjarr aksidental.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin për zbardhjen  e plotë të ngjarjes dhe pista e parë mbetet ajo e një zjarrvënieje të qëllimshme, nisur edhe nga disa gjurmë dhe rrethana të krijuara.

Në pyetje është marrë edhe pronari i mjetit dhe po verifikohen përplasjet që ka pasur, për të zbuluar edhe shkaqet dhe autorët, nëse është një akt i qëllimshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *