Makinacionet e Vangjel Dules

redaktor

Ky provokim i zotit Dule bëhet për të matur pulsin tonë, të shqiptarëve, për të parë nëse është momenti oportun për të propozuar dhënien e qytetarisë shqiptare Janullatosit. Zoti Dule, unë të siguroj që ai moment nuk do të vijë kurrë, jo me provokime të tilla banale, por as me ndonjë makinacion tjetër sado i rafinuar që të jetë. Unë personalisht jam i bindur se veprimtaria 20-vjeçare e Janullatosit në Shqipëri ka rënë ndesh me interesin më të madh kombëtar tonin, unitetin kombëtar të shqiptarëve, duke krijuar përçarjen fetare në Shqipërinë e Jugut, e cila jo vetëm që nuk e ka njohur këtë përçarje para ardhjes së tij, por ka qenë me të vërtetë një mbretëri e harmonisë ndërfetare. Janullatosi nuk është pa qytetari që t’i qajmë hallin. Ai është qytetar i Republikës së Greqisë. Përse interesoheni kaq shumë për të zhvatur edhe qytetari shqiptare për të? Kjo është vetëm një pyetje retorike që nuk e bëj për të marrë përgjigje. Çdo shqiptar e di po aq mirë sa unë dhe ti, e madje vetë Janullatosi, përse do t’i shërbente Greqisë dhe Kishës greke (që është e pandarë nga shteti grek, ndryshe nga vendet e tjera të botës së qytetëruar). Qytetaria shqiptare është “mollë e ndaluar” për të.

 

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *