Makinat e para vitit 2009, nga 1 Janari ndalohet importi

DITA Online

Importi i makinave të përdorura, e të prodhuara 10 vite më parë do të ndalohet të hyjnë në Shqipëri.  Nisma do të zbatohet prej datës 1 Janar 2019. Në ditën pa makina, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka prezantuar këtë projektvendim.

Sipas ministrit projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi  10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.  Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

Klosi theksoi se kjo nismë bëhet në mbështetje të shëndetit të qytetarëve, pavarësisht kundërshtimit nga grupe të caktuara interesi si komuniteti i menaxhimit të biznesit, ata që merren me riparimin e makinave të vjetra dhe shitësit e karburantit.

 

V.L/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky eshte nje vendim I duhur. Paksoni makinat dhe ecni me shume ne kembe, se ju ben mire per shendetin. Nuk e kuptova, perse shitesit e karburantit jane kundra? Apo te vjetrat harxhojne me shume karburant dhe u bije niveli i fitimit ! Cudi shqiptare !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *