Makinat luksoze dhe të zhurmshme shqetësojnë fqinjët në dasmën që zgjati 4 ditë, njoftohet policia

Ermir Ermir

Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë. Zhurma e makinave dhe muzika e lartë detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar.

Daily Mail citon një banor, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid. “Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Twitter. / A2

Share This Article
3 Comments
    • Ne vitet e sundimit komunist , shkodranet qe spikatin ne humor , tregonin nje rawst , se si nje banor i Elbasanit fliste me admirim per autobuzet urbane te tipit “Fisarmonike” , qe ishin te mrekullueshem , te medhenj e komode . Nuk dime se ku i kane blere , por keswaj radhe kane ditur te zgjedhin !
      Nji shkodran e degjon kete bisede dhe sqaron se ata autobuze nuk jamne blere jashte , behen ne Shkoder .
      Qytetari elbasanas , i habitur nga kjo qe degjoi , ktheu me nje here mendim dhe tha : ….uaaaa , prandaj benin ranga – danga gjate rruges ato rrangalla ?!
      Edhe here te tjera keshtu jini nxituar te komentoni !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *