Nëse keni një makinë luksoze do t’ju duhet të paguani më shumë gjoba se sa një “kolegu” juaj që ka një makinë të thjeshtë.
E drejtë ose jo, Ministria e Brendshme e ka në plan që vitin e ardhshëm të vendosë progresivitet në gjobat ndaj makinave.
Plani i Policisë Rrugore i quajtur “Gjoba Progresive”, do të sjellë përshkallëzimin e gjobave, edhe nëse shkelja është e njëjtë. Ministri Saimir Tahiri gjatë një takimi me gazetarë ka paralajmëruar këtë formë të re gjobash.
“Një ‘Fiat Punto’ nuk mund të ndëshkohet me gjobë, vlera e së cilës të jetë e njëjtë me atë të një mercedesi ‘Regina’, për të njëjtën shkelje. Pra, do jetë më e lartë për ‘Regina’- n”, tha Tahiri.
Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, komisariatet e Qarkullimit në të gjithë vendin do të jenë të pajisura me një databazë të posaçme për automjetet me shkelje të përsëritura.
Këtu përfshihen jo vetëm targat siç ka ndodhur më herët, por edhe me llojin e automjetit si dhe vitin e prodhimit. Në varësi të të dhënave që do të përmbajë ky regjistër elektronik, do të vendoset se sa do të jetë vlera e gjobës së radhës për automjetet që kryejnë shkelje të qarkullimit rrugor.
Ministri thotë se një shofer që ka një makinë të shtrenjtë i ka edhe mundësi për të riparuar defektet. Për këtë arsye, një shofer që ka makinë të vjetër dhe nuk e ka kolauduar ende automjetin do të paralajmërohet me gjobë, por një që ka makinë luksoze do të gjobitet. /Dita/

Jane sulur si hiena ku te kapin ndonje leke me shume. I kane mbushur ministrite me idiota qe nuk kuptojne asgje nga ligji dhe qe kenaqen me rrogen qe marrin. Per ate rroge jane gati te japin dhe bythen. U duken qeveritaret si perendi qe te ndryshojne jeten. O hajvane mesoni qe po shkelni kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 18, pika 2 cila thote se askush nuk mund te diskriminohet per shkak te gjendjes ekonomike. Me perjashtim te rasteve kur ekziston nje arsye e perligjshme dhe objektive. O zot cfare qeveri idiote dhe me cfare idiotesh e lepujsh e ka mbushur administraten
Eshte nje levizje non sens.
E pse duhet qe te diskriminohem negativisht para ligjit,kur dihet qe ligji eshte nje per te gjithe!
Eshte nje ligj qe ne te gjithe duhet te ngrihemi qe ta hedhim poshte.
Po,jam dakort qe te kete gjoba te larta per shkelje semafori,per perdorim te pijeve alkoolike gjate drejtimit te mjetit apo ecjes me shpejtesi etj etj. Le te jete edhe njemiljon leke gjoba,sepse nese e thyhej ligjin duhet te denohem.
Por te denohem me shume sepse kam makine me te shtrenjte,kjo eshte gjeja me absurde qe kam degjuar!!!!!!
Kane bere sondazhe dhe kane dale rezultate alarmuese. Shqiperia nuk i do me “rilindasit” e arrogances pa fre mbi njerzit e thjeshte dhe lepirjes ndaj salinjve dhe parallinjve.
Ndaj po perpiqen te zbutin gjerat tani me keto shpikje. Shkoni q… qelbesira se na moret shpirtin. Ju dhame dhe voten kerma
C do na degjojne veshet e shohin syte cdo dite me keta capacule te pa afte qe votuam o zot,kinezerira pa fund!
Sipas ketije ministri i bije qe nje makine e vjeter po aksidentoji me vdekje nje njeri nuk i llogaritet se e vdiq te aksidentuarin por vetem makines te luksit i njifet ose vjetersires i njifet nje njeri i vdekur larg qofte e makines lluksoze i dyfishohet;Kurnji vend ne bote nuk ka ligje te tille vete Tahir mavrija do futet ne rekordet Giness
PO NE AKSIDENTET ME PASOJA VDEKJEN,
A DO TE VDESIN ME MIRE APO ME KEQ, ATA TE AKSIDENTEVE ME MAKINA LUKSOZE.
JO PER GJE, POR DUHET TA PARASHIKOJE TAHIRI EDHE KETE GJE.
HAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAH