Për të gjithë të apasionuarit pas makinave këto jan tre makinat më të rralla e më të shrenjta që keni parë ndonjëherë. Mundësia për t’i parë këto makina ndonjë ditë në rrugë mbetet shumë e vogël.
Ferrari Pininfarina Sergio
Koncepti i kësaj makine është krijuar në vitin 2013 dhe sot, pas 5 vitesh, mund të jenë vetëm 6 të tilla në rrugë. Kjo “bishë” me rrota është krijuar në nder të djalit të Pininfarina, legjendës së shtëpisë Italiane të dizajnit. Kjo makinë luksoze kushton rreth 3 milionë dollarë. Si ju duket?

Bugatti Veyron, Mansory Vivere
Bugati Veyron ka qenë prej kohësh një nga makinat më të shpejta dhe më të shtrenjta. Më vonë, filluan të prodhoheshin makina të tjera të cilat e bënë këtë makinë ta humbte statusin e “mbretit të shpejtësisë”. Që prej krijimit të saj, kjo makinë është modifikuar 4 herë dhe sot, edicioni i limituar është vërtetë një vepër arti. Mbase kjo është arsyeja që ajo kushton plot 3. 4 milionë dollarë.

Rolls- Royce Sweptail
Kjo është makina të cilën nuk do ta shikoni kurrë! Seriozisht, ka më tepër shanse të goditeni nga një vetëtimë ndërkohë që ju ha një peshkaqen sesa përballja me këtë makinë. Rolls Royce Sweptail është konsideruar si makina më ekskluzive. Po pyesni përse? Pikërisht sepse është vetëm një dhe nuk do të ketë më një tjetër. Kjo makinë është krijuar për një klient specifik emrin e të cilit kompania ka refuzuar ta bëjë publik. Çmimi i saj është plot 13 milionë dollarë.

Mendoj se do të ishit shumë të lumtur nëse do t’i shikonit njëherë të vetme nga afër. Makinat janë rezultat i një pune të vështirë e plot talent brenda, e pronaret e tyre duhet të ndihen me fat që i kanë… Në fund të fundit kush nuk do të ndihej?
M.H/ Dita
