Një makinë për udhëtime të shkurtra e të gjata, sepse mund të përdoret edhe si një minishtëpi. Quhet Swissroombox Freetech dhe është prodhuar nga kompania zvicerane Misc Sport & Leisure.
Falë një strukture metalike, e cila montohet në bagazh, hapësira brenda makinës mund të përdoret për një krevat dopio dhe dy tavolina të vogla ngrënieje.
Çmimi për modelin bazë është 2 mijë euro, ndërsa për modelet full option arrin në 3 450 euro.
Një model ekonomik për të gjetur zgjidhje në kohë krize.




