Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi te Maliqit.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se janë plagosur 5 persona.
Makinat tip “Benz” dhe një “Opel” janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar në pjesën e përparme.
Nga përplasja e fortë raportohet se janë plagosur, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë, identiteti dhe gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Nga ky aksident është bllokuar edhe rruga duke sjell edhe një trafik të gjatë makinash.
l.h/ dita

Tmerr i vertete !
e kam komentuar shpesh here ,karrombolimin koke me koke te dy mjeteve .E kam lexuar nga tre Gjermane inxh mekanike ,qe punojne e projektojne prej shume vitesh ne Studgart tek Benx mercedesi . Pra jane precize ,dhe i japin te dhenat e tyre 100% te sakta .Ing Gjermane shkruajne :..Kur dy makina jane me 75 km ne ore secila ,dhe perplasja eshte ballore , si ky rast ,tronditja ose demi i njeriut qe ndodhet brenda ne makine , eshte njelloj sikur te biesh nga nje pallat nga kati i 20 ,e jo ne bar ,por ne beton .Mos parakaloni gabim ,dhe shmanguni perplasjeve ballore ..Kam bindjen , se keta tek ky rast , kane qene me shperjtesi te vogel , ose kane frenuar pak kur kane pare rezikun , se per ndryshe ,o zot na ruaj .Une personalisht kur e kam lexuar vete ,nga keta ing ,qe prej asaj dite ,nuk e ngas me qejf makinen ,por me frike .. Mos e haroni ju lutem dhe ata qe e lexojne kete komentin tim ,ti tregojne pa tjeter shokeve e miqeve te tyre , se personalisht shqiptaret parakalojne vend e pa vend si cuba dhe sikur jeta e tyre ,eshte dy here ???..