Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në urën e madhe të Lanës, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht, nga përplasja e automjeteve nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Aksidenti mendohet se ka ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimti rrugor dhe tejkalimit të normave të shpejtësisë.
