Një aksident i ndodhur në aksin Elbasan – Peqin mëngjesin e sotëm ka lënë të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen ën gjendje të rëndë.
Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy makinave, për shkak të rrëshqitjes në akull. Sipas të dhënave, njëri mjet drejtohej nga Fatos Kërçyku, ndërsa mjeti tjetër nga Sadik Nikolli, të cilët janë plagosur. Ndërsa më e rëndë paraqitet gjendja e pasagjerëve Mikel Hysa e Ilir Bodurri.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën përkujdesjen intensive të mjekëve.
