Maks Velo, cjapi dhe Doktori

redaktor
  1. Një Velo, njëqind dhe njëqindmijë të Tjerë

Jetojmë në një vend jo thjesht me probleme. Jetojmë në një vend në prag të të qenit shtet i falimentuar, ku inkriminimi (i niveleve të ndryshme) ka kapur thuajse gjithkënd që ka ose ka pasur pak pushtet. Jetojmë në një vend me kriminelë të zgjedhur me votë si përfaqësues në parlament, ku biznesmenë të caktuar kanë shtënë në dorë në mënyrë mafioze shtetin e pasuritë e shtetit, ku gazetarë e politikanë, biznesmenë e zyrtarë kanë krijuar një rrjetë të padepërtueshme pajtimi e bashkëpunimi me të keqen. Në këtë mishmash, ka emra për secilën kategori që përmenda. Për shumë vetë janë të ditura se çfarë ka bërë njëri e çfarë ka bërë tjetri.

E pra, ajo që më habit është fakti që me përjashtime të rralla, askush nuk flet për ta, përfshirë dhe unë. Askush nuk “u bie kokës”. Ama, një fjali thotë Velo, dhe mprehin shpatën të gjithë. Sigurisht, Velo nuk është tipi që të vret apo ta mbyll gojën me dhunë, siç mund të bënin shumë nga kategoritë e kriminelëve. Sa më të pamundur e kanë të flasin për të keqen e vërtetë të vendit, aq më shumë përndizen ndaj një piktori në pension. A thua, se e keqja e këtij vendi vikërka nga Velo. Pasi kemi stërvotuar njerëz që jo kanë thënë një fjali, por kanë ndezur praktikisht urrejtjen krahinore, madje të mbështetur gjerësisht nga mercenarë mediatikë, e gjetëm “anti-shqiptarin”, dhe ky na qenka Velo.

Ja të shohim ç’ka thënë antishqiptari Velo.

Titujt dhe bëmat

Fraza e Velos, dyshoj se është nxjerrë nga konteksti. Si shumica e njerëzve në këtë vend nuk e kam lexuar intervistën, por kam parë titullin. Madje, nuk kam lexuar as shumicën nga artikujt kundër Velos, u kam lexuar vetëm titujt. Për fat, titujt ishin shumica mjaft eksplicitë. Dhe, për më tepër, asnjë nga artikujt nuk shkonte përtej komentimit të titullit. Asnjëri nuk merrej me 2 tema që dalin, qoftë dhe pa lexuar intervistën, pikërisht nga titulli.

Le ta gjykojmë pra, Velon, pa ia lexuar intervistën. Le ta gjykojmë, vetëm nga titulli, si shumica.

Anti-mysliman dhe anti-verior

Ka dy probleme madhore Shqipëria, përtej halleve të përditshme e imediate. Problemi i parë është barbarizmi i shkaktuar nga migrimi i pakontrolluar, nga abuzimi me pronën e me hapësirën, me gjuhën e me normat qytetare. Ky problem, i ngjizur falë papërgjegjshmërisë, padijes e ligësisë në administrimin e shtetit në fillim-viteve ’90, ka lënë pasoja edhe sot. Një nga pasojat, sa për të bërë një shembull, quhet “Kamzë”. Mjafton të shkoni e të jetoni 3 ditë në Kamzë, dhe do të shikoni nivelin më të ulët të cilësisë së jetesës e të qytetarisë. Ju ftoj të shkoni e të organizoni një aktivitet kulturor atje, që të prezantoheni thellësisht me problemin. Ndoshta ju kujtohet edhe klani i Tropojanëve i fillim-viteve ’90 që u bë problem nga qyteti Studenti e deri në çdo qelizë të shtetit. Tani, hiqini barbarisë qytetare termin anti-verior dhe vërini një tjetër, si të doni ju.

Problemi tjetër, pasojat e të cilit do i ndjejmë pas pak vitesh, është hyrja e pakontrolluar e miliona eurove për të blerë influencë besimi. Njerëz të veshur me mantele fetare që propagandojnë lloj-lloj idesh deri dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit; depërtim në zonat e thella e të varfra për të mbushur vakuumin që ka lënë shteti në arsim me një alternativë të dyshimtë shkollimi; krijimi i komuniteteve në web që merren jo vetëm me propagandë por dhe me linçimin e kujtdo që ka një mendim shekullar (vetë Velo ka ngrënë dru nja 2 herë, për ca intervista që ka dhënë – shenjë e qartë e “tolerancës” që propagandohet); deri edhe te rekrutimi i kamikazëve që marrin fëmijët me vete e shkojnë e presin koka njerëzish në vende të huaja, ky është një problem pasojat e të cilit do i ndjejmë në të ardhmen jo shumë të largët. Tani, këtij problemi, hiqjani termin anti-mysliman, dhe vërini çfarëdo termi që ju vjen për shtat.

Anti-t e tjera

Titulli i intervistës së Velos, na thotë vetëm 2 gjëra kundër të cilave është. Duke rimarrë fjalët e një miku gazetar, jetojmë në një vend, ku e vetmja gjë normale është të qenit anti-çdo gjëje: anti-ministër, anti-kapitalizëm, anti-jugor, anti-skraparli, anti-gjirokastrit, anti-bankë, anti-bankierë, anti-fullanizëm, anti-himariot, anti-lezhjan, anti-Dhërmi, anti-asistencë, anti-7501, anti-mormon, anti-orthodhoks, anti-katolik, anti-tram, anti-kullë, anti- shumë gjëra. Në mungesë të shtetit të stabilizuar, çdo komunitet, sidomos kur motivohet për një fragment nga një komponent i dhunshëm përbrenda vetes, ka tendencën të kthehet në një rrezik të lartë për shoqërinë. Velo, ka perceptuar vetëm 2. Ju, mund të gjeni dhe diçka më shumë ose tjetër. Por, është koha për të parë brenda vetes, jo brenda Velos.

Cjapi dhe Doktori

U detyrova t’i vë një titull absurd shkrimit, pa asnjë lidhje me përmbajtjen, në përpjekje për të shmangur paragjykimin që në titull. Madje kam bindjen që shumë vetë do kenë “identifikuar” edhe se kush është “cjapi”, edhe se kush është “Doktori” në këtë shkrim, dhe do e kenë përgatitur shabllonin ku të më klasifikojnë.

 

Share This Article
35 Comments
  • o zotri shkruaje te vertetn se te gjithe keta jane te zgjedhure nga armiqte e betuare te shqiperis nga keto sherbime sekrete dhe nuk pyete njeri pere kete populle dhe votene e tyre kete e tregoi me mire 21 janari pra thelate ndahene diku dhe ju e dini po sju lene te flisni se gjithe keto fakte qe kane dale nga ty nga tema nga bedri islami de nuk ka gjykate qe i denone dhe ai me video doli dhe se quajti njeri nderasa nje hallexhi shqiptare i vertet i pambrojture nga askushe vritete e skllaverohete me leter dhe lapse po e mbajne varferi dhe skamje dhe nuk ja mbane njeriu te flase korenti pa lek nafta pa leke minera dhe minerale pafunde dhe ne qe marime asnje leke dhe paguajem cmimete me te shtrenjta ne bote krimi me i madhe po ndodhe kete vite me llafe dhe me propagande se pere ekonomi dhe mireqenie ska shanse po vetem varferi dhe vraseje nga pabukesia dhe injoranca qe po mbjelline te gjithe keta politikane qe u sherbejne botese se betuare armike te shqiperise dhe shqiptareve

  • Koloreto !
    Besoj se emri juaj eshte bashkim emrash te paraardhesve tuaj qe babai e mema juaj me shume dashuri i kane bashkuar. Jane po i quaj krijuesit bashke me zotin te nje njeriu te mrekullueshem sic jeni juve. U perpoqen dhe bene kombinimin me te mire genesh dhe emrash dhe nuk ta vune emrin psh RIGJEL
    Ja kete duhet te beje Maksi nese do te jete njeri publik.
    Le te beje “KOLORETON” DHE JO “RIGJELIN”
    E keqja nuk eshte se nuk di, por se nu e ndjen vehten sh…….r
    Edhe nje gje :
    Ju shkruani :
    ” Jetojmë në një vend me kriminelë të zgjedhur me votë si përfaqësues në parlament, ku biznesmenë të caktuar kanë shtënë në dorë në mënyrë mafioze shtetin e pasuritë e shtetit, ku gazetarë e politikanë, biznesmenë e zyrtarë kanë krijuar një rrjetë të padepërtueshme pajtimi e bashkëpunimi me të keqen. Në këtë mishmash, ka emra për secilën kategori që përmenda. Për shumë vetë janë të ditura se çfarë ka bërë njëri e çfarë ka bërë tjetri.

    E pra, ajo që më habit është fakti që me përjashtime të rralla, askush nuk flet për ta, përfshirë dhe unë ”
    A NUK JU DUKET SE ESHTE DETYRE EDHE E JUAJA QE E MBANI VEHTEN PER NJEREZ PUBLIK QE TI THONI ME EMRA KETA DELENXHINJ SESA TE PERHAPNI NE ETER DENGLA PER NJEREZIT QE KETO SISTEME QE KEMI NDERTUAR (GRUPI KUNIST I KORCES DHE I SHKODRES) I KANE LENE PA BUKEN E GOJES DUKE I VJEDHUR GJITHCKA?
    APO JANE EDHE MYSLIMANE EDHE TE KRISHTERE, EDHE VERIOR EDHE JUGORE”
    RROFTE SHQIPERIA E MESME ATHERE

  • Un jam Antifashist!!!!!

    Me te njejten pathos, Velo Orthodoksi(Jo Piktori), e ka pozicionuar veten si “Anti Verior e anti myslyman”….
    ….duke e shpallur si te drejte kushtetuese te tijë, që cdo tik nervor tja ve ne levizje gjuhen, dhe te peshtyje gjithkend qe i del perpara..’en block’.

    Shum nga ne, anonimet e blogjeve, jemi shprehur ashper dhe shum ofendues per verioret dhe islamistet…Por ne nuk jemi persona publik dhe nuk perfaqsojme bile as vetveten.
    Ndersa Velo eshte nje person publik, paksa i shkare, po prap eshte personazh publik…

    Per me teper, nuk besoj se ka te drejte, pavaresisht se mund te sillen shum me teper fakte se ka rreshtuar Cukali..

    Nuk besoj se ka te drejte kur e shpreh publikisht urrejtjen per muslymanet(un per vete kam shum antipati per kete lloj besimi)….sepse keta, te percaktuarit “muslyman”, zgjodhen ne krye te vendit nje kryeminister, ne rastin me te mire te pa fe, apo Ortodoks.

    Nuk ja mbeshtes Velos idene e Antimuslimanizmit, pavaresisht se me neverit islamizimi, sidomos ai ekstrem, kur ai nuk eshte shprehur asnjehere te vetme per llojin e Ortodoksise qe ushtron Janullatos ne te Ashtuquajturen Kishe Autoqefale Shqiptare….

    P.S Kohet e fundit Jane shtuar shume shejtane-burdollenjt qe hedhin ndonje gure ne lume….Velua nuk eshte me i demshmi nder ta…per Velon munde te ndjesh vetem Keqardhje……Per Janullatosin dhe keta mjekerroshat islamik mund te shkosh deri tek NEVERIA, bile dhe me tutje.

  • VETERINARI NGA CUKALI

    mbase, po dikund nga veriu duhet ta kesh origjinen, duke u nisur jo vetem nga mbiemri por edhe nga njohja e thelle qe ke per cjapin, burrin e dhise, ate qe femijet veriore te Kamzes e shohin vetem ne ndonje flete libri te shqyer nga universitaret me te cilet ndajne kendin e lodrave.

    Ata qe zbriten nga thellesite e veriut, qe lane pas dekadat e barkthatesise e te vuajtjeve me te çmendura, qe sollen ne Tirone nje lope, nje dhi, nje derr e ca pula veze prodhuese, me duart boshe te qilizmuara nga stermundimi, me gjinjte e thare e qarje femijesh qe vrisnin shpirtrat e ndjeshem, ata ishin, jane e do te ngelen perjete shqiptare.

    DIKUSH-i i shfrytezoi per makabren qe pergatiti per kete vend, paditurine e tyre e bleu me lirine qe ish e tyre, po gjasmezi jua trumbetoi sikur te ish e tije. I nderzeu te dehur me kanune shumeshekullore, ndaj çdo te mekemburi me dije e qyteterim, sepse ata ishin e keqja e ketij vendi te skamur, atyre i binte te paguanin per mjerimin verior te zbritur ne Tirone.

    E DIKUSH-et nuk ishin vetem serbo-malazezet antishqiptare Berishe, Hajdare e nje plejade pisanjozesh te tjere, u perfshine ne kete matrahure edhe veladone e çallme mbajtes ne emer te nje feje te sajuar vetem per kete menxyre. Predikuan urrejtje, hakmarrje, shperfillje mbare qytetare, per te arritur synimet e tyre zindjellore.

    Andaj esse-shkrues i kesaj zgjedhjeje te pa zakonte, mes cjapit e doktorit, qe ne Kamze quhet veterinar, veriore, jugore, musulmane e te krishtere e kemi bere ne mijevjeçare zgjedhjen tone: jemi e do ngelemi shqiptare ne Shqiperi.

    Cukali, Maranaj, Jezerca, Tomorri, Korabi e majelarta te tjera ndiejne mungesen e cjapeve tuaj me doktoret pas, jane te lira shpellat, nen ahishtet e pishe mbrojteset per t’ju lehtesuar vuajtjen qe ndjeni nga athi i forte i te vuajturve te djeshem.

    Ne verioret “Scagliamo la prima pietra” per t’ju perzene ne boten e boshllekut qe ju ben te ndiheni te lumtur ne vetmi, nuk mund ta beni ju pekatore te brumuar me urrejtje e perdhunim, e bejme ne mbi kokat tuaja te boshatisura qe ju rendojne qe kur erdhet ne kete bote, mbi maksvelot cjape-doktore e pishtare-mbajtesit e tyre te dhjere.

  • Bravo Koloreto. E ke qare si gjithmone. Tani le t’i leme injorantet e kesaj shoqerie qe jane me shumice te debatojne per siperfaqen se kurre nuk e kuptuan substancen.

    • @lilimiri

      Cilën substancë ke kuptuar ti o koqe lilimiri? Thaje ta dinë edhe ata “që nuk e kuptuan kurrë”. Ndriçoje forumin me budallallëkun tënd, mos ua kurse atë për ata që s’kuptojnë…

  • Veelo e tha hapur, mire apo keq, e tha. Ti zoti Cukali pse nuk i thua emerat hapur perderisa u vjen rrotull? Thuaj qe krysoret e gjithe ketyre gjerave jane; Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lul Basha me shpurat e tyre hajdute; qe te gjithe jane shqiptare nga te gjitha trevat shqiptare, pavaresishte se dikush ka me shume ithtare e dikush me pak, por jane kriminelet e kombit shqiptar. thuaje, apo nuk t’i boton kryeredaktori?

  • Koloreto!meqenese paske lexuar vetem titujt dhe jo shkrimet dhe unè nuk po vazhdoje me tej te te lexoje por do te lutesha qe:po te duash te besh analizen e nje shkrimi lexoje njehere pastaj komentoje!perndryshe duhet te jesh fallxhor qe t’ja dishe kuptimin shkrimit qe do komentosh!!!

  • Mënxyra e vetme e këtij vendi e ka emrin SALI Berisha. Gjithë këtë kaos urban, poltik, shpirtëror, etj e frymëzoi dhe e stimuloi Ai për të forcuar pushtetin e vet të pakufizuar. Edhe për pak ai ishte gati të shugurohej mbret i Shqipërisë. Dhe bashibozukët e vet i kishte nga veriu, i solli rreth Tiranës, e fortifikoi atë, vendosi malësorët veriorë në krye të punëve të shtetit dhe instaloi kështë katrahurën. Ndaj, përtej kontekstit historik e gjeografik e etnogjenetik, Velo ka pjesërisht të drejtë.

  • Koloreto,je si gjithmone nje ‘rebel’simpatik. Ndoshta Maksi nuk duhet ta thoshte aq hapur opinionin e vet(jo se s’jane te verteta) se eshte nje person public,por hordhite ‘patriotike'(sidomos neper blogje) nuk durojne ti kritikosh ate qe eshte gjeja me e helmatisur sot;shoqerine shqiptare. Per ata je nje gazetar,opinionist(apo njeri public) shume I mire n.q.s. kritikon shan fyen persona publike si S.Berisha, E.Rama, E.Hoxha, M.Velo, A.Fullani,L.Muhaxheri,etj,etj,etj.Dhe shembuj te tille opinionistesh kemi plot, duke filluar me M.Nanon, A.Stefanin,S,Minxhozin,A.Cipen, A.Lelen L.Vangjelin, A.Hoxhen, M.Nazarkon,etj. Keta lloj gazetaresh mund te pelqhen apo shahen jo per ate qe shkruajne por thjesht per krahun(zakonisht politik) qe ata mbrojne apo sulmojne. Ama kur vjen puna per ata qe shkruajne apo mundohen te bejne dicka kunder fenomeneve te shemtuara(kete po e them me shume zbutje apo zbukurim) qe e kane kapur shoqerine shqiptare ne menyre fataliste, dhe po e cojne(ne mos e kane cuar) drejt nje degradimi te plote moral dhe ekonomik(te dyja duam apo s’duam jane te lidhura me njera tjetren), atehere dalin hordhite duke te stampuar si antishqiptar, grek, serb, vlleh dhe lloj-lloj etiketimesh. dhe kush jane ata qe kerkojne ta bejne kete dhe shahen me shtate breza? Te zakonshmit, Maks Velo, Fatos Lubonja apo dhe Koloreto Cukali. Po na mbysin hordhite! Saper doktorin mos pyet se kush eshte, eshte 45% e shoqerise dhe cjapi eshte 45% tjeter Sa per 10% tjeter mendoj se eshte me ju.

  • ” Në mungesë të shtetit të stabilizuar, çdo komunitet, sidomos kur motivohet për një fragment nga një komponent i dhunshëm përbrenda vetes, ka tendencën të kthehet në një rrezik të lartë për shoqërinë.”

    kohet tona qene te trazuara ,te veshtira ,per mos te folur nga vinim para 90 .
    Ta diegim Kamzen, Koloreto ?? Ta diegim dhe Tropojen ,Mirditen ,Lacin ,Kurbinin ….

    nuk eshte e drejte ajo qe keni shkruar ,ose me sakte mbrojtja qe i beni …piktorit ne pension
    sot ka bere nje deklarate tjeter .Ato rreshtat me siper i shkeputa nga shkrimi yt .Gjeje kush eshte komponenti i dhunshem ne gjithe kte histori .
    Sinqerisht nga ty nuk e prisja ,te ishe pjese dhe te ushqeje …anti cdo gjeje

    6 milione ,6 milione Njerez perfunduan ne kremator ,sepse nuk ishin bjond me sy te kalter
    keshtu filloi dhe ateher ,nje histerik pa atesi beri gjemen ne thuaj gjithe boten ,keshtu filloi dhe ne 44 , ne emer te popullit , gjithe VERIU ,atje ku ishte shtypur libri i pare shqip
    u vra ,burgos ,internua.

    Keq Koloreto ,shume keq ky shkrim !

  • Bravo Cukali. Te tjeret i bini kot zilkave te shani e shANI MAKSIN E “shkare”
    Lereni Maksin. Shikoni problemin, a e shikoni ku po shkon rinia e vendit tone?
    Shikoni nje te premte ne xhami mes Tiranes dhe do skuqeni nga rioshet me mjeker qe falen me bytheperpjete pa e ditur as kujt, as pse.
    Shihi me kujdes grekun Anastas si e ka shtruar kembekryq dinakwrine greke, kalin e trojes, te mbeshtetur nga Dule-Bollanot dhe disa shqiptare bytheshiturit tek Janullatosi,( shume prej tyre jane myslimane te konvertuar ne ortodoks…?) duke zevendesuar ortodoksine shqiptare me ate greke ndersa pusht-tetaret trashin barkun dhe mbushin xhepat.Ky eshte shqetesimi.

  • Velo si nje artist abstragon.Kur sheh turma njerezish qe zaptojne pronen e tjetrit dhe andej nga kane ardhur kerkojne kompensime per liqenin e hidrocentralit,per fushen e aviacjonit,per minieren 100m nen toke,per rrugen e Kalimashit,nuk ka si te mos revoltohet.Keta nuk duan te punojne.Andej nga kane ardhur fshatrat jane pa kalldrem,megjithese guri eshte buze rruges.Erozioni ben kerdine se kane rrafshuar pyjet,kane shkaterruar natyren e bukur,qe u fali zoti.Vijne ne kryeqytet si turma zaptuesish;vetofrohen si mitingashe para bajraktarit te tyre Sali Berishe,qe i numuron me sy nga dritarja.Paraziti eshte i lig dhe vecanerisht kur veteofrohet ne sherbim te nje ligesire,qofshin keto edhe turma verioresh,qe shkaterruan natyren,bregdetin,pemetoret,fermat,qytetet,kryeqytetin.Cfare te thote Velo:-Mire,se na erdhet!

  • Kush ka tru, e kupton Maks Velon dhe Koloreton. Nese veriori ka disa vese qe shqetesojne shoqerine, sepse faktikisht e shqetesojne, le ti minimizoje. Nese muslimanet kane filluar te shfaqen me tendenca e deviazione antievropiane e antidemokratike, le ti vene veshin Velos.
    Sigurisht Velo nuk flet per ata veriore shembullore dhe ata myslimane te devotshem e te urte ne praktikimin e fese se tyre, per veten e tyre dhe pa u bere shqetesim per besimtarin dhe jo besimtarin.
    Dhe nese dikush revoltohet sepse Velo sjell statistika qe e ulin klasifikimin ne shoqerine shqiptare te myslimaneve ne krahasim me te krishteret, atehere le te merret me statistikat, jo ,e Maksin. Dhe duke u mare me statistikat do ti vije inat. Sepse do ti dale se Maksi ka shume te drejte.
    Raporti per nje mije banore, psh ne arsimim me shkolle te larte, sipas censusit te vitit 2011 eshte 4 here me i larte tek ortodokset, krahasuar me myslimanet. Raporti i ortodokseve te vrare ne vitn 1997, ne krahasim me myslimanet, eshte nje me dhjete, gjithmone per nje mije besimtare te seciles fe. Po keshtu sic thote zoti Velo, burgjet jane mbushur me veriore, megjthse jane jo me shume se 40 % dhe myslimane edhe pse ata jane sipas censusit 56 % e shqiptareve.

    • @ILIRET

      Hiqe atë nofkë ti o matematika dhe sociolog hajdar. Mos e ndyj atë emër me prostitucionin tënd intelektual…

  • Koloreto, kur llangos me Kolor (ngjyra) një intervistë të zezë, e bën atë më keq se origjinali. Si pa dashje, por me anal-izën tënde iu bashkove edhe ti Maksit, përderisa me paraqitjen e “fakteve” po i bënë mbrojtje Velos.
    Shabllonin ia ke përgatitur vetë vetes: “Justifikues i antishqiptarizmit të Velos”.

  • Kjo eshte per te vene duart ne koke!
    Eshte jo serioze qe te pranosh vete se do te shkruash e do te vesh ne kontekst fjalet e Maks Velos pa e lexuar intervisten e tij.
    Ti mor djale i mbare ke marre persiper te mbrosh te pambrojtshme, antishqiptarine e Maks Velos.
    Une bie dakord me ty vetem qe ketu po paguhen mercenare te medias dhe une po te them se ne nje dokument grek ne internet kam pare se per periudhen 1989-1994 qeveria Greke ka shpenzuar per propaganden e saj ne Shqiperi shumen marramendese prej 150 milion dollaresh (qe te jem i sakte jo euro). Une jam dakord se teorikisht edhe une edhe ty mund te kemi marre pjesen tone nga ajo shume qe ka vene ne dispozicionin tone qeveria greke (vetem zoti e di ate sepse gjirokastritet kane nje shprehje te bukur paraja dhe gjynahu nuk dihen”). Sepse te thuesh ate qe eshte, nuk ka rruge me te lehte per te jetuar sot per ata qe i kane tradhetuar Shqiperine, se sa te futesh ne ate bordero.
    Ti ke marre persiper te mbrosh te pambrojtshme, antishqiptarine e Maks Velos (nuk po them te marresh gjynahet e tij ndaj Shqiperise se ti nuk je Kozma Etoli). Motivet e tua nuk me duhen, por une do te mundohem te tregoj se ti nuk e ke bere dot ate jo se je i paafte se edhe po te ishe i afte, ajo eshte nje mission impossible.
    Ti na thua se jane marre fjalet jashte kontekstit por nuk tregon absolutisht ne asnje vend se cilat fjale te tij jane marre jashte kontekstit.
    A eshte marre jashte kontekstit shprehja e tij se ai eshte antiverior dhe dhe antimusliman kur 90 perqind (arithmetika eshte e thjeshte, e klases se katert fillore) e shqiptareve hyjne ne keto kategori, qe do te thote se ai eshte kunder 90 perqind te shqiptareve. Une nuk flas dot per ty, por e them me bindje edhe armiqte e betuar te shqiperise nuk arrijne dot kete shifer. Zoti MV doli edhe nje here interviste dhe e pranoi e madje kembenguli qe eshte antimusliman e antiverior.
    Kjo shprehje jo vetem nuk eshte marre jashte kontekstit por perben thelbin e intervistes se tij dhe nuk ka shqiptare qe nuk e kupton kete. Ne kete kuptim une them qe ti ke ndermarre nje mission impossible. Ne perpjekjen per te mbrojtur idete antishqiptare te zotit Velo, juve shkruani:
    “Problemi tjetër, pasojat e të cilit do i ndjejmë pas pak vitesh, është hyrja e pakontrolluar e miliona eurove për të blerë influencë besimi. Njerëz të veshur me mantele fetare që propagandojnë lloj-lloj idesh deri dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit; depërtim në zonat e thella e të varfra për të mbushur vakuumin që ka lënë shteti në arsim me një alternativë të dyshimtë shkollimi.”
    Perse zoti Cukali mbeteni kaq hermetik?
    Perse hezitoni tia thoni lexuesit shkoqur te kujt jane keto mantele te zeza. Mantelet e zeza e madje eshe shumengjyreshe e laramane i kane pare te gjithe shqiptaret madje ne manifestime kombetare (Kolkondas) dhe nderkombetare (ne inaugurimin e katedrales se Tiranes). Dihet nga te gjithe se pare e pakontrolluar ka hyre ne Shqiperi nga fondacione muslimane, por qe te jemi realiste si sasi ato nuk mund te krahasohen me shumat kolosale qe ka shpenzuar Janullatosi dhe prifterinjte greke qe kane uzurpuar kishen ortodokse shqiptare duke krijuar probleme serioze te sigurise kombetare me veprimtarine helenizuese ne jug te vendit duke perdorur edhe komprometimin financiar me euro na i thone se emri i tij nuk eshte tabu, por edhe ne qofte se keni emra te tjere nuk keni pse te hezitoni t’i permendni. Ju beni mire qe i permendni ata pak shqiptare muslimane, te cilet une i quaj antishqiptare edhe pse nuk luftojne kunder Shqiperise, por si nuk permendni shfrytezimin dhe persekutimin grek mbi hallexhinjte emigrante shqiptare. Gazetaria serioze nuk mund te jete e njaneshme
    Une nuk mund ta di cfare shkollash ke parasysh ti qe te huajte po mbushin vakumin. Te vetmet shkolla ku nuk mesohet shqip ne Shqiperi jane vetem shkollat greqisht te te gjitha niveleve qe ka hapur Janullatosi, edhe ne zona ku nuk ka jo minoritet por as njerez qe dine greqisht. Ne qofte se ti di ndonje shkolle ku mesohet arabisht na i thuaj.
    Une e lexova shkrimin tend sepse nuk mund te bej komente per dicka pa e lexuar sic keni bere ju me intervisten e VM, por pasi e mbarova nuk pashe se si e ke mbrojtur antimuslimanizmin dhe antiveriorizmin e MV. Kuptova qe edhe ke mendime te njejta dhe ke nje konsiderate pozitive per te.
    Me qe ti ke konsiderate pozitive une po e mby ll komentin tim me fjalen e urte pak te sterperdorur te shqiptareve (te shqiptareve jo te antimuslimaneve dhe antiverioreve):Thuajme c’shok ke te te them se cili je.

  • Jam dakord me artikullshkruesin në lidhje me pjesën e intervistës ku Velo thotë se ka një katastrofë të vërtetë urbane(më shumë në Veri të vendit ndoshta,por edhe Jugu i Shqipërisë nuk i ka shpëtuar mentalitetit Shqiptar,që unë jam në pronën time e ndërtoj çfarë dua dhe si dua unë).
    Jam po ashtu dakord me artikullshkruesin që nën petkun fetar(kush më pak e kush më shumë) duke mbushur barqe anëkënd Shqipërisë,me një arsim të degraduar(e që për fat të keq për të ardhmen e këtij vendi vazhdon degradimi i tij)vakuumi mbushet,por për fat të keq jo si duhet.

    Por ndryshe nga artikullshkruesi që nuk e cek asnjëherë,unë mendoj se përgjithësimi i dukurive negative tek një popull i një Krahine(Veriut të Shqipërisë në këtë rast) apo i një besimi(Besimit Musliman)dhe jo veçimi i tyre bën që të ushtrosh veprën penale të nxitjes së urrejtes krahinore dhe fetare.
    Në një vend Europian të qytetëruar ku Ligji është i shkruar dhe zbatohet,ndryshe nga ne,Z.Velo do të kishte fatin të ndante qelinë me Z.Fullani.

    P.S.Gjëra të humbura në trurin e Velos

    1-Kisha Ortodokse Shqiptare duhet të ecë në rrugën e Fan Nolit e në krye të saj të jetë një Shqiptar.
    2-T’i respektojmë të vdekurit duke i zhvarrosur siç duhet dhe t’i çojmë në vendin e tyre e jo të ngrejmë varreza në vendin tonë(apo ky është vendi i tyre?!).
    3-Shën Kozmai është më shumë një hero i Greqisë se një Shenjt i Shqiptarëve.

    Jam dakord se për të gjitha këto mendime të pashprehura(që ekzistojnë diku në trurin e tij,nëse nuk ka gëlltitur ndonjë lugë çorbë të prishur) të tij fajin e kanë Muslimanët të cilëve ai u heq kombësinë duke u mohuar prejardhjen e tyre Ilire njësoj si vëllezërit e tyre Ortodoksë dhe Katolikë.

    • Sikur ne vend te verioreve ,max vélo te kishe perdit fjalen ROM,gjithe qeveria,me erion veliajn e me igli totozanin bashke do ishin trazuar kunder kesaj deklarate…

  • Cukali eshte ortodoks vllah,por kjo per mua nuk ka fare rendesi,ai si gazetar beri ate qe, te mbaje gjalle diskutimin dhe ja ka arritur deri diku.Futi ne loje dy tri komentuesa cilesore,te cilet ai i regjstron per te patur material per me vone.Per mendimin tim,si z.Velo,e z.Cukali,nuk kane thene ndonje gje te re e te pa degjuar me pare per shqiptaret e Shqiperine.Fishta per kete gje u mallkua nga regjimi komunist edhe pas vdekjes,Konica gjithashtu,Zogu etj. Sot kohet jane ndryshe,liria e levizjes por sidomos e fjales kane kosto teper te larte.

    • Tirana eshte bere sot rreth 1 miljon banore z. Koloreto. Flet per imigrimin ose migrimin e popullsise. Te gjithe Tropjen, Puken, Kukesin po ti marrim se bashku jane rreth 200 000 banore . Tirana para 90′ ka qene 250 banore dhe sikur te boshatisej plotesisht Veriu perseri nuk behen 1 miljon banore ne Tirane pra shumica kane ardhur nga Jugu ne Tirane se per fat ne Keto tre rrethe te Veriut ka perseri njerez qe jetojne atje.
      Pra duhet te jeni i sakte kur permendni Kamzen vetem per te krijuar tymnaje se ketu ka ardhur vetem Veriu.

  • Per momentin po e marr si te vertete ate qe mendon Maksi dhe per te cilen ju po merrni persiper,qe te beheni mbrojtes i mendimeve te tij. Por dua te bej nje pyetje shume te thjeshte:-.Sa i sherben kjo e “vertete” Shqiperise?Mos te mundohemi qe duke u shperfaqur si realiste,te shkaterrojme kombin tone.Ka shume te verteta qe ndoshta nuk na bejne te ndihemi mire ne kete Shqiperine tone,por keto nuk na japin te drejten per te shtuar sasine e tritolit qe e kemi me shumice.Nuk me duket shume,per mos te thene aspak intelektuale.Edhe pse ju kam vleresuar,ne kete shkrim thjesht ju meshiroj me fjalet e Krishtit ne kryq.Do na merzisni dhe Papen qe po vjen per te vleresuar kete bashkejetese.Zoti ju falte!

  • Zoteri !
    ti thua nuk e kam lexuar intervisten . Po c’shkruan ? Enderra ne diell . Te kesh turp nga vetja . Lexusit nuk jane gure varri . I. Foto

  • O Muthamut,do te pershtatet me mire emri jo Pellazgu por trupellazgu.
    Ti je nje fuci me m.t dhe ate e nxjer nga goja se je bere kaps prej kohesh.
    A e di ti halldupi Trupellazgu per efektin e “inbridingut” ? Ky i fundit eshte aresye qe ju tur-qi-
    t arabe,pakistaneze,qe merni fryme ne vendin e shqiptarev jeni kaq te trashe.
    Inbriding ne shqip do te thote : Procesi i prodhimit te kelysheve apo femijeve nga kafshe apo prinder (baba nene) te cilet jane pjesetare te nje familje.Femijet qe dalin nga martesat midis kusherinjve tend dalin debile,me te meta te medha mendore.
    Ti debil dhe harbut je nje produkt i tille. Nuk ke dallim fare nga vellezerit tend qe tundin flamurin e zi te Muhamutit. Duket se ti debil dhe ne shtepi gatuan me m.t.

    • @Ben

      Sa më pëlqen kur më replikon ti more dylber analfabet, sepse më shtohet bindja se ato që them janë të sakta. Nisur nga budallallëqet që shkruan në sasi industriale në forum, ajo që më bën përshtypje është sesi ke arritur ti të shkruash saktë, siç shqiptohet, fjalën angleze “Inbreeding” (jo se ka ndonjë gjë, pasi numri i shqiptarëve që e shkruajnë saktë duhet të jetë shumë i madh, ndryshe nga ju buçet analfabete antishqiptare). Analfabetizmi që shpalos ti në komentet e tua, më bën të dyshoj se ti ke kaq njohuri, ndaj mendoj se do e kesh të dëgjuar kur të ka treguar jot ëmë buçe se ç’i ka thënë mjeku kur linde ti. Ai i ka thënë që shkuar me tët vëlla, ndaj mos i kërko llogari materniteti pse yt bir ka dal me surrat derri dhe me cene të tjera fizike. Por kjo s’është asgjë, – i tha atëherë mjeku, – kur të rritet këto probleme nga çiftëzimi në gjini do t’i shfaqë në mënyrë të rënduar, sidomos pasi të bëhet ithtar i Anusit dhe dashamirës i pallës. Veçanërisht i tha mjeku, ky fëmijë do tregojë në vazhdimësi insuficiencë intelektuale.
      Mënyra sesi shkruan tregon se ti nuk ke vetëm probleme të paraqitjes, por edhe të trurit e gojës, që të janë ngatërruar me sistemin e jashtëqitjes.
      Është e pamundur që një pleh analfabet si ty të dijë se ç’është inbriding, pasi, po ta dije, duhet ta dije thjesht edhe shqip: “Çiftëzim brenda gjinisë”, siç ka bërë jot ëmë buçe me të gjithë kushërinjtë e saj incestorë…
      Or zagar pederast, mos më ofendo mua duke më barazuar me ata plehrat xhihadistë, pasi ti je si ata Mhamutët. Ti dhe Anusi yt nuk ndryshoni shumë nga xhihadistët. Ata mashtrojnë sikur luftojnë në emër të Allahut, ndërsa Anusi yt me spaleta poshtë veladonit mashtron se lufton në emër të Krishtit, por në fakt ai dhe ju qentë që lehni pas tij, luftoni për Greqinë dhe kundër Shqipërisë. Ky vend është i shqiptarëve dhe jo i juve afro-aziatikëve lëkurëzeshkët, që shiteni si shqiptarë vetëm pse keni lindur në Shqipëri. Ta dish sesa qenë kanë lindur këtu në mijëra vite, por nuk janë të gjithë shqiptarë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *