Makthi i dytë, Neuer rrezikon vitin. Çfarë i ka ndodhur

Gazeta Dita

Lajm i keq për Bayern-in! Portieri Manuel Neuer është dëmtuar në këmbën e majtë dhe mund të operohet. Sipas gazetës “Bild”, kampioni i botës pritet të mungojë për disa muaj.

Ngjarja ndodhi sot gjatë seancës sekrete stërvitore të skuadrës bavareze para ndeshjes me Schalke 04 (nesër, ora 20:30). Kapiteni menjëherë iu nështrua procedurave të para për të kuptuar se çfarë kishte dhe, fatkeqësisht, u njoftua se është me të vërtet keq.

Foto nga sezoni i kaluar: Neuer luajti me probleme ndaj Real Madridit në Champions League dhe kjo ia përkeqësoi gjendjen

Në fundin e marsit të kaluar, Neuer u dëmtua në shputën e këmbës, por bëri si bëri dhe luajti ndaj Real Madridit në Champions League. Kjo i prishi shumë punë dhe u desh të priste deri më 29 gusht për t’u rikthyer si titullar (ndaj Werder Bremen-it, ndeshja e dytë në Bundesligë).

Duket se tani ai do të përjetojë makthin e dytë. Kjo është gjëja e fundit që një tifoz i Bayern-it do të dëgjojë, por viti 2017 mund të konsiderohet i mbyllur për gjermanin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *